Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka komentuar takimin e sotëm të liderëve të koalicionit VLEN, pas vendimit të mbrëmshëm të ASH-së për të garuar me lista të veçanta për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale.
Taravari, tha se fakti që ASH-ja nuk është ftuar në këtë takim, është përjashtues.
“Vetë fakti që Aleanca për Shqiptarët nuk u thirr sot në takim në ora 14:00 është përjashtues. Do të ishte mirë që të thirret së paku, të jemi aty dhe t’i themi argumentet tona të cilat i kemi thënë edhe publikisht. Më brengosi ajo që aspak nuk u ftua ASH-ja në takim dhe kjo është një shenjë mosdurimi, përjashtimi. Kështu janë sinjalet. Por, them politika është kjo. Vazhdon çdo kush në rrugë të vetë dhe me strategjinë që e ka për zgjedhjet lokale”, tha Taravari në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 19:00.