9.5 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeKryeministri i RMV-së,Mickoski u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe...

Kryeministri i RMV-së,Mickoski u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe sheikun Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan

Pres takime të frytshme dhe të suksesshme që do ta forcojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i cili nga sot deri të enjten, së bashku me delegacionin qeveritar, është për një vizitë dypalëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

“E nisëm ditën me një takim jashtëzakonisht cilësor dhe miqësor me Lartësinë e Tij, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarin e Abu Dhabi, sheikun Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan. Në takim të dy theksuam nevojën për marrëdhënie shumë më të ngushta, marrëdhënie shumë më të frytshme, dhe unë nga ana ime shpjegova shkurt synimet tona si Qeveri, por në të njëjtën kohë ftova Madhërinë e Tij, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, të vizitojë Maqedoninë dhe natyrisht, komunitetin e biznesit nga EBA për të shqyrtuar nga afër të gjitha mundësitë për investime të drejtpërdrejta në fushën e turizmit, infrastrukturës, kulturës, paraqesin bazë solide për bashkëpunimin tonë dypalësh dhe më të thellë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në EBA, kryeministri Mickoski dhe delegacioni qeveritar vizituan Xhaminë e Madhe Sheik Zajed në Abu Dhabi, një kryevepër arkitekturore e ndërtuar me mermer të bardhë, simbol i spiritualitetit, tolerancës dhe unitetit.

“Kjo xhami jo vetëm që përfaqëson një nga monumentet më të spikatura fetare dhe kulturore të Emirateve, por edhe një vend që ndërthur traditën dhe modernitetin, duke hapur dyert për njerëzit e të gjitha besimeve dhe kombeve. Vizita la mbresa të forta dhe përkujton rëndësinë e respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe dialogut mes popujve”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në ditët në vijim, kryeministri Mickoski, siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, do të ketë takime me odat ekonomike të Emirateve – Dubai, Abu Dhabi, Sharxhah, si dhe takime të shumta me kompanitë që janë prezente në rajon dhe që kanë treguar interes për të investuar këtu, në vendin tonë në Maqedoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments