6.1 C
Tetovo
E diel, 13 Prill, 2025
BallinaLajmePasi mbaroi mbledhja e VLEN-it, pa vendim konkret për Taravarin! Bekim Qoku:...

Pasi mbaroi mbledhja e VLEN-it, pa vendim konkret për Taravarin! Bekim Qoku: Jemi bashkë, jemi VLEN!

Siç bëhet e ditur nga paraqitja para mediave e përfaqësuesit të VV-së në Maqedoninë e Veriut, pjesë e VLEN-it, Bekim Qoku në këtë mbledhje nuk është sjell ndonjë vendim konkret për Arben Taravarin, por se është diskutuar për mënyrën se si ky koalicion do të shkojë në zgjedhjet e radhës – zgjedhjet lokale.

Megjithatë Qoku edhe pse i pyetur konkretisht për Taravarin, ai tha se “nuk ka pasur mosmarrëveshje”, por se gjithë diskutimi ka qenë për “mënyrën se si do të shkohet në zgjedhje”.

“Absolutisht ne jemi bashkë, ne jemi VLEN. Vazhdojmë si subjekt i përbashkët dhe mbetet të diskutohen vetëm detajet dhe komunat se si do të ndahen në mënyrën më të mirë të mundur. Ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje, ne kemi pasur disa mendime të ndryshme që është në çdo subjekt politik, ndodh edhe në partitë individuale”, tha Qoku.

Më tej Qoku bëri të ditur se ai “mendon se VLEN duhet të shkojë në zgjedhjet e radhës me lista dhe kandidat të përbashkët”.

Megjithatë, paralajmëroi se do të mbahen edhe takime të radhës./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments