6.1 C
Tetovo
E diel, 13 Prill, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Krimi nuk ka etni – BDI po tenton ta maskojë përgjegjësinë...

VMRO-DPMNE: Krimi nuk ka etni – BDI po tenton ta maskojë përgjegjësinë me manipulime etnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia që për dy dekada qeverisi përmes shantazhit, korrupsionit dhe institucioneve të kontrolluara, sot sërish po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë me përpjekje të lira për manipulim etnik.

Akuza të tilla, se institucionet e shtetit po zhvillojnë hetime të motivuara etnikisht, nuk janë vetëm të turpshme, por edhe të rrezikshme.

Asnjë komunitet etnik nuk është në shënjestër – në shënjestër janë individët e dyshuar për krim.
Nuk po zhvillohen hetime kundër shqiptarëve, por kundër funksionarëve të BDI-së për të cilët ka dyshime serioze për vepra penale.

BDI dëshiron të krijojë konflikt aty ku ka vetëm drejtësi. Por koha e të paprekshmëve ka përfunduar.

Në një shtet juridik, si ai që duam të ndërtojmë, duhet të përgjigjet çdo kush që e ka keqpërdorur detyrën zyrtare – pa marrë parasysh nëse flet maqedonisht, shqip apo turqisht.

VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që krimi të maskohet si çështje etnike. Përkundrazi, ne ndërtojmë një shtet të barabartë për të gjithë – me drejtësi që ndjek krimin, jo përkatësinë etnike – reagojnë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments