Nuri Aslan u zgjodh sot kryebashkiak i përkohshëm i Stambollit për të zëvendësuar Ekrem Imamoglu. Kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) u zgjodh në detyrë me një votim i cili kërkonte një shumicë të thjeshtë.
Ky zëvëndësim ishte i domosdoshëm pas burgosjes së Imamoglut, i cili akuzohet për korrupsion. Kryetari i përkohshëm do të drejtojë qytetin për pjesën e mbetur të mandatit të Imamoglu, ndërsa ai pret gjykimin e tij.
Nuri Aslan ka lindur në vitin 1969 në Sivas, Turqi. Ai studioi në Universitetin Teknik Yildiz, ku u diplomua në fakultetin e inxhinierisë për arkitekturë detare dhe inxhinieri mekanike. Pas përfundimit të studimeve, ai filloi një karrierë në sektorin privat, duke shërbyer në fund si drejtor i përgjithshëm i një kompanie private.