6.2 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaJD Vance do ta vizitojë Grenlandën pasi Trumpi paralajmëroi aneksimin e saj

JD Vance do ta vizitojë Grenlandën pasi Trumpi paralajmëroi aneksimin e saj

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance njoftoi se të premten do të vizitojë Grenlandën si pjesë e një delegacioni të lartë amerikan, bashkë me gruan e tij, e cila edhe më parë ka vizituar këtë vend.

“Po pres me padurim vizitën në Grenlandë të premten”, shkroi Vance në një mesazh në rrjetin social X, ku bashkëngjiti edhe një video që njofton udhëtimin.Vance tha se do të vizitojë anëtarët e Forcave Hapësinore amerikane në bregun verilindor të Grenlandës dhe do të kontrollojë “çfarë po ndodh me sigurinë” në këtë zonë.

Ai theksoi se “shumë shtete të tjera” kanë kërcënuar Grenlandën dhe janë përpjekur të shfrytëzojnë territorin dhe ujërat e saj “për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe popullin e Grenlandës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments