-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeCilësia e autostradave, Maqedonia renditet ndër shtetet e fundit

Cilësia e autostradave, Maqedonia renditet ndër shtetet e fundit

Maqedonia renditet në vendin e katërt me 9.4 metra autostradë për kilometër, apo 242 kilometra të rrugëve të shpejta dhe pa telashe për udhëtim si autostrada Shkup-Gostivar, Shkup-Shtip dhe Kumanovë-Gjevgjeli. Në vendin e pestë renditet Kosova me 15.6 metra autostradë në një kilometër katror apo me 170 kilometra gjithsej. Maqedonia renditet ndër shtetet e fundit sipas rrjetit të ndërtuar të autostradave në rajon. Në Ballkan, si shtet kemi më pak autostradë në një kilometër katrorë vetëm se Bosnje e Hercegovina dhe Kosova.

E para në listë me 23.2 metra të autostradës për kilometër është Kroacia që në fakt ka 1314 kilometra autostradë që mund të përdorin vozitësit. E dyta me 12.4 metra për kilometër është Serbia që ka 962 kilometra autostradë dhe e treta është Sllovenia me 34.1 metra autostradë për kilometër, apo 692 kilometra të akseve rrugore moderne me gjashtë korsi. Maqedonia renditet në vendin e katërt me 9.4 metra autostradë për kilometër, apo 242 kilometra të rrugëve të shpejta dhe pa telashe për udhëtim si autostrada Shkup-Gostivar, Shkup-Shtip dhe Kumanovë-Gjevgjeli. Në vendin e pestë renditet Kosova me 15.6 metra autostradë në një kilometër katror apo me 170 kilometra gjithsej. Premtimet janë se në vitin 2021 do të lëshohet në përdorim autostrada Kërçovë-Ohër e gjatë 57 kilometra, ndërsa në vitin 2023 është premtuar se do të përfundohet autostrada Shkup-Bllacë.

Është planifikuar që në vitin 2020 të fillojë të ndërtohet edhe autostrada Gostivar-Kërçovë në gjatësi prej 42 kilometra me vlerë prej 102 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments