7.9 C
Tetovo
E premte, 21 Mars, 2025
BallinaLajmePolicia Financiare është përfshirë në aksionin e madh për kontrollin e punës...

Policia Financiare është përfshirë në aksionin e madh për kontrollin e punës së kabareteve, diskotekave dhe lokaleve të natës

Drejtoria e Policisë Financiare thotë se është përfshirë aktivisht në aksionin e madh për kontrollin e punës së kabareteve, diskotekave dhe lokaleve të natës.

“Drejtoria e Policisë Financiare është përfshirë aktive në aksionin e gjerë për kontrollin e funksionimit të ambienteve që funksionojnë si kabare, diskoteka dhe klube nate në të gjithë vendin dhe vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore. Të gjitha kapacitetet e Drejtorisë së Policisë Financiare janë vënë në dispozicion për nevojat e këtij aksioni, i cili synon zbulimin e parregullsive dhe aktiviteteve të mundshme të paligjshme në funksionimin e këtyre objekteve”, thonë nga Policia Financiare.

Aksioni, siç shtojnË, ka në fokus përcaktimin e përvetësimit financiar, shmangies së detyrimeve tatimore, funksionimit të paligjshëm dhe parregullsive të tjera në operacionet financiare të hotelerive.

“Paralelisht me këtë, autoritetet hetimore synojnë të zbulojnë të gjitha aspektet që mund të çojnë në sanksionimin e atyre që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret. Jemi në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe punojmë për heqjen e plotë të të gjitha parregullsive në drejtim të garantimit të respektimit të ligjeve dhe rregulloreve. Ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për sanksionimin e çdo lloj parregullsie që do të konstatohet gjatë aksionit”, thonë nga Policia Financiare.

Kujtojmë se edhe MPB-ja ka intensifikuar aktivitetet kontrolluese, të cilat vijnë pas tragjedisë në Koçan ku në një klub nate u dogjën 59 persona.

Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments