Vetëm 12 licenca janë dhënë për objekte eventësh që operojnë si diskoteka dhe kabare në vend, por në praktikë janë qindra të tilla në gjithë vendin. Kryeministri Mickoski tha se do t’i mbyllin të gjitha ato që janë të jashtëligjshme, që sipas tij, janë hapur në periudhën kur në pushtet ishte LSDM-BDI. Ai tha se do të merr të gjithë përgjegjësinë vetëm pasi të asgjësoj korrupsionit në administratën shtetërore.“Të ju përgjigjem atyre që mbajnë pres konferenca në mesnatë: Këtu nuk ka politikë! Do të përgjigjeni të gjithë ju të cilët keni guxuar që në këtë mënyrë të udhëhiqni politika në kurriz të qytetarëve dhe jetëve që këta fëmijë i humbën. Nuk do të kemi mëshirë, nga shtëpitë do t’i nxjerrim për veshi! Nëse mendojnë se do të luajnë në kartën etnike dhe politike që mbrëmë u përpoqën përmes konferencave të mesnatës. Të gjithë nga shtëpitë do t’i tërheqim për veshi”, tha Hristijan Mickoski.Ai iu referua nënkryetarit të BDI-së Arbër Ademi, i cili në orët e vona mbrëmë para stacionit policor tha se pushteti po përpiqet t’iu hedh fajin strukturave të mëparshme të integristëve, derisa merrej në pyetje ish-Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
@tv21.tv Мицкоски: Да им одговорам на оние кои прават полноќни прес-конференции, нема да има милост за никого, за уши од дома ќе ги вадиме, нема да им успее да играат на етничка карта
Ky i fundit po mbahet në paraburgim të shkurtër për 48 orë!
Ademi mbajti konferencë për media edhe sot, ku tha se askush nuk duhet ta shfrytëzoj këtë tragjedi për përfitime politike.“Mendojmë se nuk është koha për politikë, po flasim për llogaridhënie. Ne sot kemi nxjerr në pah fakte dhe kemi përcaktuar se e kujt është përgjegjësia. Askush nuk duhet ta shfrytëzoj këtë tragjedi për përfitime politike apo të manipuloj me emocionet e qytetarëve për të liruar dikë nga përgjegjësia.
Në Koçan si Komunë me 31, 602 banorë dhe vetëm dy objekte që operojnë si klube nate apo kabare, Papazov dhe autoritet e komunës e dinin dhe e kishin obligim ta dinin se kompania MMMM-Kafe Doel Koçani nuk kishte licencë dhe nuk i plotësonte kushtet”, deklaroi Arbër Ademi.Ndërkaq, pas marrjes në pyetje të organeve hetuese, dorëheqje dha Kryetari i Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili është nga radhët e VMRO DPMNE-së. Por kreu i kësaj partie, Mickoski tha se pushteti lokal nuk ka faj përveç çështjeve të imëta të lëshimeve të inspektorateve komunale. Ai tha se fajin kryesor e kanë autoritetet qendrore që kanë dhënë liçenca të falsifikuara për atë objekt në periudhën 2022-2023, kur ministër i ekonomisë ishte Kreshnik Bekteshi. Kryeministri tha se nuk do të tolerohet askush dhe të gjithë do të japin përgjegjësi për këtë vrasje masive, siç e cilësoi ai sot.