12.9 C
Tetovo
E shtunë, 15 Mars, 2025
BallinaLajmeProtestë masive nesër në Beograd, Vuçiç me tone të ashpra: Tubim i...

Protestë masive nesër në Beograd, Vuçiç me tone të ashpra: Tubim i paligjshëm, organizatorët do të mbajnë përgjegjësi!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga Pallati Presidencial ka reaguar ashpër në lidhje me protestën masive të paralajmëruar për ditën e nesërme në Beograd.

Vuçiç u shpreh se tubimi i 15 marsit është i “paligjshëm dhe i pa regjistruar” dhe se autoritetet serbe do të marrin të gjitha masat kundrejt organizatorëve.“Për sa i përket protestës së nesërme, ftoj të gjithë palët e interesuara. Fillimisht dua t’ju them një gjë: ai grumbullim është i paligjshëm. Le të jemi plotësisht të qartë, pasi nuk dua t’i bëj lajka askujt. Ky tubim nuk është raportuar tek organet kompetente shtetërore. Kjo nuk ekziston askund në asnjë vend të botës, përveç këtu. Pra, nga njëra anë kemi një tubim të paligjshëm, nga ana tjetër, u bëj thirrje të gjitha organeve shtetërore të Serbisë, përfshirë policinë dhe agjencitë e sigurisë, që të ndihmojnë që tubimi të jetë plotësisht i sigurt dhe paqësor. Organizatorët e tubimit të paligjshëm do të mbajnë të gjithë përgjegjësinë”, u shpreh Vuçiç mes të tjerash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments