13.5 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajmeAmbasada e Austrisë e demantoi Bilall Kasamin: Nuk janë dhënë garanca apo...

Ambasada e Austrisë e demantoi Bilall Kasamin: Nuk janë dhënë garanca apo premtime për Kodrën e Diellit

Ambasada e Austrisë në Maqedoninë e Veriut në një deklaratë për Portalb-in tha se nuk ka dhënë garanca apo premtime për Kodrën e Diellit, ndryshe nga ajo që deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami para gazetarëve. Siç thotë ambasada, në takimin në janar të ambasadorit austriak, Martin Pammer me Kasamit, tema e zhvillimit të qendrës së skijimit ka qenë pjesë e diskutimit por sa për shkëmbim informacioni, pa asnjë premtim të dhënë, shkruan Portalb.mk.

Përgjigja nga Ambasada e Austrisë erdhi pasi i pyetëm për detajet e takimit të ambasadorit austriak Martin Pammer dhe kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit që patën në fund të janarit, pas së cilit Kasami deklaroi se ambasadori ka treguar interesim për të ndihmuar për arritjen e marrëveshjes me kompaninë e interesuar për investim në Kodrën e Diellit, dhe se ambasadori dhënë garanca për të ndihmuar në sigurimin e fondeve ndërkombëtare.Nga Ambasada e Austrisë, deklaratën e Kasamit e konsideruan si keqinterpretim.

“Në emër të Ambasadës Austriake, dëshirojmë të ju përgjigjemi se në konferencën për shtyp ka pasur një keqinterpretim. Në takimin e ambasadorit të Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryetarit të Komunës së Tetovës në fund të janarit u diskutua për projekte potenciale të përbashkëta në qytetin e Tetovës dhe në zonën e Malit Sharr. Tema e zhvillimit të qendrës së skijimit ishte pjesë e diskutimit por thjesht një shkëmbim informacioni, nuk u dhanë garanca apo premtime. Sapo projektet tona të mundshme të bëhen më konkrete, do të jemi të lumtur t’ju informojmë juve dhe përfaqësuesit e tjerë të shtypit”, thanë nga Ambasada e Austrisë për Portalb.mk.

Sot pas seancës së Këshillit Komunal në Tetovë i kërkuam qëndrim kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit për këtë deklaratë të ambasadës por ai nuk deshi të komentojë para kamerës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments