13.5 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajmeSpasovski: Do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj deputetes Imërlije Saliu-Fetai

Spasovski: Do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj deputetes Imërlije Saliu-Fetai

Grupi parlamentar i LSDM-së në një konferencë për media njoftoi se do të dorëzojë kallëzim penal kundër deputetes së “VLEN-i”, Imërlije Saliu-Fetai, për siç thanë, shkelje të rëndë të Rregullores për kryesimin e sotëm të Komisionit parlamentar për politikë sociale, rini dhe demografi.

“Njoftojmë se do të marrim masa konkrete ligjore, gjegjësisht do të bëjmë kallëzim penal kundër kryetares së Komisionit, Imërlije Fetai-Saliu, për shkelje të rëndë të Rregullores së punës dhe shkelje të rëndë të të drejtave të deputetëve. Njëkohësisht do të paraqesim iniciativë në Gjykatën Kushtetuese me të cilën do të kërkojmë që të konstatohet shkelja e të drejtës së deputetëve të cilët sipas Rregullores së punës u penguan që të vendosin dhe të propozojnë amendamente të rendit të ditës”, tha koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.Ai theksoi se kryetarja e Komisionit, Fetai, ka shkelur rëndë Rregulloren e Kuvendit, konkretisht nenin 131, me të cilin e ka shkelur drejtpërdrejt Rregulloren e Kuvendit, duke mos lejuar, siç tha, hapjen e debatit për draftin e rendit të ditës, e as mundësinë e ndryshimi dhe plotësimit të rendit të ditës të Kuvendit.

Sipas Spasovskit, ky është një sulm i paprecedentë ndaj demokracisë dhe shkatërrim i demokracisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments