15.5 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeRutte flet për çështjen Kosovë – Serbi: Duhet zgjidhje politike, kërkohet lidership...

Rutte flet për çështjen Kosovë – Serbi: Duhet zgjidhje politike, kërkohet lidership nga të gjithë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është deklaruar për media gjatë një konference zë zhvilluar pas takimit që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se paqja në rajon nuk mund të parashikohet përderisa ka problemet e njëjta për disa dekada.

Po ashtu, ai ka thënë se duhet zgjidhje politike dhe se kjo kërkon lidership nga të gjithë politikanët.

‘‘Gjithsesi që duhet ta bëjmë të qartë, të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të jenë në të njëjtin drejtim të punojnë. Edhe të njëjtën gjë e thash edhe në Sarajevë. Ju falënderoj edhe një herë që më mirëpritet, është shumë me rëndësi që të vizitojë KFOR-in këtu. Jemi në kontakt shumë të afërt edhe me zotin Vuçiç, patëm një telefonatë javën e kaluar, dhe së shpejti ai do të më vizitojë në Bruksel. Dhe do të jem shumë i drejtpërdrejt duke i përçuar mesazhet të gjithë parterëve që vetëm bashkërisht mund të sjellim paqen afatgjate në këtë rajon. Nuk mund të parashikojmë paqe kur mbesim në të njëjtat probleme për dekada më radhë, pra duhet të ketë zgjidhje politike, e që kërkon lidership nga të gjithë politikanët. E njëjta vlen për presidencën në Sarajevë, por edhe për presidentin Vuçiç, pra duhet të punojmë sëbashku për të siguruar që ky rajon paqen afatgjate’’, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments