15.5 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeTaravari thotë se tenderi për “Gjoka Construction” me shumë gjasa do të...

Taravari thotë se tenderi për “Gjoka Construction” me shumë gjasa do të anulohet: Po shqyrtojmë dy opsione të tjera për parkingjet në Qendrën Klinike

-Tenderin me shumë gjasa do ta anuloj, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari për projektin e kompanisë “Gjoka Construction” për ndërtimin e parkingjeve me kate në Qendrën Klinike në Shkup, shkruan TV21.“Kështu që ne si Ministri, tash për tash do ta stopojmë këtë proces dhe do ta shohim se si do veprojmë më tutje”, tha mes tjerash Taravari.Taravari tha se me këtë veprim “po e liron opinionin”, pas reagimeve në publik, ndërsa shpjegoi se po shqyrtojnë dy zgjidhje.

“Sot e thirra drejtorin e Parkingjeve të Qytetit, për t’i ofruar atij për ta menaxhuar parkingun në Qendrën Klinike dhe për të ndërtuar garazhe ne kate, në fillim na thanë se do të vijë, pas 15-20 minuta na thanë se është në udhëtim zyrtar, kjo është shenj se dikush nuk e lejon që të vijë. Opsioni i dytë që e mendojmë për parkingjet është edhe shërbimet e përgjithshme në Qendrën Klinike eventualisht ta menaxhojnë parkingun, por edhe për 2-3 vjet të ndërtojnë garazhe në kate”, deklaroi Taravari./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments