11.5 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmeAnulimi i seancës për Politikë Sociale Demografi dhe Rini, sqarohen nga Kabineti...

Anulimi i seancës për Politikë Sociale Demografi dhe Rini, sqarohen nga Kabineti i Gashit,deputeti Bejxhan Ijas,do të mungojë dhe nuk do të merr pjesë në asnjë aktivitet në Kuvend

Seanca e planifikuar e Komisionit për Politikë Sociale Demografi dhe Rini nuk u zhvillua dhe u anulua për shkak se Beycan Iljas nga Fronti Europian refuzoi të udhëheqë këtë seancë.

Nga kabineti i kryeparlamentarit Gashi thonë se nuk ka ndonjë ndryshim dhe se Iljas mbetet të udhëheqë seancën e rradhës. Për seancën e sotme, thonë se arsyeja e anulimit është se Iljas nuk do të mund të merr pjesë në asnjë aktivitet në Kuvend.“Sot deri tek Kabineti i Kryeparlamentari ka mbritur letër nga Koordinatori i Frontit Europian ku na njoftuan se deputeti Bejxhan Ijas do të mungojë dhe nuk do të merr pjesë në asnjë aktivitet në Kuvend, prandaj edhe është anuluar senaca e paraparë për ora 11:30”, thonë nga Kuvendi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments