7.5 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmeRefuzohet ankesa për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë

Refuzohet ankesa për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë

Si të pasafatshme i ka shpallur Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ankesat e Vetëvendosjes për anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e votimit me postë Ndërkohë, edhe LDK-ja ka shprehur shqetësime për numërimin e votave. Deputetët e saj, Arben Gashi dhe Hykmete Bajrami, kanë kërkuar rinumërim të përgjithshëm dhe hetime mbi pretendimet për manipulime me votat e diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se gjetën që ankesa e LVV-së “është e pasafatshme”.

“Pala ankuese këto parregullsi ka mundur t’i paraqesë në momentin kur ka kuptuar për shkeljet e tilla ashtu siç parashihet me nenin 10 dhe 98 të LZP-së, ndërsa KQZ me datë 04.01.2025, me vendimin numër 01/19-2025, ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025, që janë mbajtur më datë 9 shkurt 2025, pra gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, pala ankuese nuk ka paraqitur ndonjë ankesë për parregullsitë e pretenduara rreth listës së votuesve me postë”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Por PZAP-ja ka aprovuar ankesën e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit ashtu siç ishte edhe propozimi i Sekretariatit të KQZ-së.

Ankesa për procesin e numërimit kanë shprehur edhe deputetë të Lidhjes Demokratike.

Ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, ka thënë se numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit ka dështuar dhe ka kërkuar përsëritje të procesit.

“Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ-ja duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë. Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike”, ka thënë Gashi.

Kërkesave për rinumërim u është bashkëngjitur edhe deputetja tjetër e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo ka kërkuar edhe hetime.

“Çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi që vetëm kështu forcohet besimi dhe integriteti i procesit zgjedhor. Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë ajo.

Bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 30,000 vota nga ato me postë apo 51.57 për qind.

LVV-ja është pasuar nga LDK-ja, e cila ka marrë 30.55 për qind të votave me postë, ndërsa e treta është renditur PDK-ja me 9.48 për qind të votave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments