14.8 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për fajde në Tetovë! Policia sekuestroi para, fletore me...

Arrestohet i dyshuari për fajde në Tetovë! Policia sekuestroi para, fletore me emrat e borxhlinjve dhe kompjuterë

https://tv21.tv/arrestohet-i-dyshuari-per-fajde-ne-tetove-policia-sekuestroi-para-fletore-me-emrat-e-borxhlinjve-dhe-kompjutere

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje rreth orës 10:20 kanë arrestuar personin Xh.D. (56) nga fshati Gajre në Tetovë, pasi i njëjti dyshohet për fajde, transmeton TV21. Nga MPB shtojnë se personi po mbahet në stacion të policisë.“Gjatë kontrollit në objekt, policët kontrolluan disa persona, ndërsa të XH.D. Janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta dhe prerje të ndryshme, një listë e borxhlinjve dhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me vepër penale. Më pas, me urdhër të gjykatës, në prani të avokatit, bashkëshortes dhe vëllait të tij, janë kryer bastisje në dy banesa të tij në Tetovë, si dhe në shtëpinë e familjes në fshatin Gajre. Në një banesë në Tetovë dhe në shtëpinë në fshatin Gajre, janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta dhe prerje të ndryshme, fletore me lista të borxhlinjve dhe numra telefoni, tre laptopë, telefona celularë dhe sende të tjera që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale”, shtojnë nga MPB./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments