0.8 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajme​Maqedonia e Veriut pas dy javë mbyll platformat e lojërave të fatit...

​Maqedonia e Veriut pas dy javë mbyll platformat e lojërave të fatit në internet

Brenda dy javësh pritet të miratohet ligji për komunikime elektronike në Maqedoni të Veriut, me çka do t’iu shpallet luftë direkte platformave jolegale për lojëra të fatit në internet.

Deputeti i shumicës parlamentare, Brane Petrushevski, sqaroi se me këtë ligj, përmes Agjencisë për komunikime elektronike dhe operatorëve të internetit në vend, do të ndalohet qasja në këto platforma, raporton Alsat.mk.

“Hyjmë në luftë vendimtare, shpresoj se për një javë ose dy, kalon edhe leximi I dytë, faza e dytë dhe ligji hyn në fuqi, pas çka, me urdhëresë të ministrisë për transformim dixhital, agjencia për komunikime elektronike është e obliguar që menjëherë të veprojë dhe të ndalojë qasje në platformat për lojëra të fatit online dhe kjo do të zbatohet përmes operatorëve të internetit që janë në shtet dhe që i rregullon AKE“, tha Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ai nënvizoi se për momentin nuk ka numër të saktë se sa platforma të tilla ka, por siguroi se një nga një, që të gjitha do të zbulohen dhe ndalohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments