5.2 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaLufta ndaj trafikut të paligjshëm/ Operacion masiv për zbulimin dhe mbylljen e...

Lufta ndaj trafikut të paligjshëm/ Operacion masiv për zbulimin dhe mbylljen e tuneleve në kufirin Meksikë-SHBA

Pas zbulimit të një tuneli të fshehtë që lidh qytetin amerikan El Paso me atë meksikan Juarez, autoritetet në Meksikë filluan një operacion për të zbuluar kalime të tjera të paligjshme nëntokësore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës César Contreras vizitoi tunelin dhe bisedoi me autoritetet meksikane që tani janë në kërkim të tuneleve të tjera përmes së cilave, sipas autoriteteve, bëhet kontrabandim i njerëzve dhe drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.Tuneli nën lumin Rio Grande është pak më shumë se një metër i gjerë dhe gati dy metra i lartë. Ai është i pajisur me ndriçim dhe ajrosje.Është i veshur me trarë druri, siç mund ta shihni. Ka trarë, ka dru për të parandaluar shembjet”, thotë komandanti i Garnizonit Ushtarak të qytetit José Lemus Cisneros.

Autoritetet besojnë se kjo rrugë nëntokësore është përdorur për të kontrabanduar emigrantë dhe drogë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.

Agjentët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara në El Paso e zbuluan tunelin më 9 janar, gjatë një inspektimi dhe filluan mbylljen e tij në anën veriore të kufirit pas një jave.

Autoritetet meksikane kanë filluar mbylljen e tunelit në anën e tyre dhe thonë se janë në kërkim të tuneleve të tjerë.

“Ne kemi shtuar aktivitetet për të zbuluar tunele të tjera, nëse ka. Prania jonë këtu do të vazhdojë përgjithmonë”, thotë komandanti Cisneros.

Qeveria meksikane ka shtuar patrullimet në pikat strategjike në qytetin Juárez për të parandaluar që migrantët të bllokohen në tunele ose të bëhen viktima të trafikantëve ndërsa përpiqen të kalojnë kufirin ilegalisht.

“Qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë emigrantët dhe të sigurojmë që të mos rrezikojnë jetën duke u përpjekur të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, pas zbulimit të këtij tuneli, ne jemi përqendruar edhe në kërkimin e tuneleve të tjera në zonë”, tha Drejtori i Sigurisë Publike në qytetin Chihuahua.

Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet meksikane kanë përsëritur angazhimin e tyre për mbylljen e rrugëve të paligjshme përgjatë kufirit./ VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments