6.5 C
Tetovo
E shtunë, 1 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaÇfarë ndodhi pas përplasjes Trump-Zelensky? CNN tregon prapaskenat/Rubio dhe Waltz çuan mesazhin:...

Çfarë ndodhi pas përplasjes Trump-Zelensky? CNN tregon prapaskenat/Rubio dhe Waltz çuan mesazhin: Koha që Zelensky të largohet

Pas përplasjes me plot tensione që patën presidenti Donald Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky, presidenti amerikan mblodhi këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale.

Në këtë takim, Trump u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë pas takimit me tone të ashpra ku Trump dhe Vance akuzuan Zelenskyn se ishte mosmirënjohës për ndihmën e SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN.Gjatë kësaj kohe Trump përfundimisht vendosi që Zelensky “nuk ishte në një vend për të negociuar”. Ai udhëzoi Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin: ‘‘Ishte koha që Zelensky të largohej’’.

Ukrainasit kanë qëndruar aty pranë në një dhomë të veçantë, e cila është standarde kur viziton një udhëheqës të huaj. Në mënyrë tipike, ata shkojnë në dhoma të tjera, pastaj mblidhen për drekë.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha jo.

Zelensky u largua menjëherë pas kësaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments