Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Stamboll ka realizuar takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Mickoski përmes profilit të tij në Facebook shkruan se në takim për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
“Sot u takova me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Në këtë drejtim do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.Ky Këshill do të përfaqësojë një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë në nivel dypalësh, rajonal dhe global”, shkruan Mickoski.
Micksoki thotë se është i bindur se kjo nismë do të kontribuojë në mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë.