3.5 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAs kioska, as objekt i ri për inspektoratin komunal! BDI-Tetovë me kritika,...

As kioska, as objekt i ri për inspektoratin komunal! BDI-Tetovë me kritika, Kasami thotë se po presin pëlqim nga qeveria

Në shtator të vitit 2023, këshilli i komunës së Tetovës votoi që në lokacionin e ish-kioskave, ku ka qenë Inspektorati Komunal, të ndërtohet një objekt i ri nga një kompani private, ndërsa kjo kompani, në këmbim, do të merrte tokë ndërtimore me vlerë prej 800 mijë eurosh, ose tokë me sipërfaqe prej 3861 metra katrorë në hyrje të qytetit. Megjithatë, edhe pas një viti e gjysmë, që Inspektorati u largua nga kioskat, ky vend tani shërben vetëm si parkim. Këshilltari i BDI-së, Sali Elmazi, thotë se ata paralajmëruan që në atë kohë se komuna nuk kishte ndërmend të reagonte për ndërtimin e objektit, por të jepte tokë ndërtimore kompanive të afërta me kryetarin e komunës.“Në këtë rast, ne nuk kundërshtuam nevojën për ndërtimin e objektit të ri, por mënyrën e menaxhimit të tij, pasi realizimi i këtij objekti i ngjan më shumë shitjes së pronave të Komunës së Tetovës tek një kompani private, të afërt me menaxhmentin komunal, me çmim qesharak, e kamufluar si ndërtim objekti për nevojat e administratës komunale. Momentalisht, nëse shohim parcelën e komunës ku duhej të ndërtohej ky objekt, mund të shohim vetëm disa kioska të shkatërruara dhe të larguara nga ky vend, dhe për momentin nuk ka as zyra dhe as fillim të punimeve për të realizuar këtë projekt, pavarësisht të gjitha kritikave që kemi pasur për këtë projekt”, tha Sali Elmazi.Kryetari i komunës së Tetovës thotë se është e nevojshme miratimi nga qeveria dhe shpreson se kjo do të realizohet shpejt.

“Komuna e Tetovës do të duhet të bëjë këmbim të tokës, pronë e shtetit, për ndërtimin e atij objekti me interes publik. Për momentin, janë duke u zhvilluar procedurat për sigurimin e pëlqimit për gjithë këtë procedurë të partneritetit publik-privat. Besoj se shpejt do të kemi miratim nga qeveria dhe do të vazhdojnë procedurat më tutje”, deklaroi Bilall Kasami

Komuna e Tetovës ka rreth 550 punonjës, ndërsa objekti i komunës është duke u shfrytëzuar nga institucione të tjera shtetërore. Ndryshe, administrata e komunës së Tetovës është ndarë në disa lokacione të ndryshme në Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments