Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se tashmë ka tender për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë. Nikolloski thotë se në rast se ka oferta në korniza të 171 milionë eurove të parapara, do të vazhdohet puna në aksin e paraparë, ndërsa nëse ka ofertë më të shtrenjtë, do të bëhet aks i ri, sipas tij, më ekonomik.
“Shkup-Bllacë për momentin ka përfunduar para kualifikimi, ka kualifikim, respektivisht për momentin, thënë në gjuhën popullore, tender. Atë që jemi marrë vesh me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke marrë parasysh se prej atje kemi edhe kredi edhe grant komponentë, është të shohim se cili çmim do të ofrohet. Nëse ofrohet çmim që është në korniza të të paraparës, 171 milionë euro, atëherë vazhdojmë, nëse shkohet me çmim që e parashikojnë ekspertët, mes 240-300 milionë eurove, atëherë do të shkojmë me aks të ri, më ekonomik”, tha Nikolloski.