-0.1 C
Tetovo
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
BallinaLajmeQeveria kërkon që Ministria e Drejtësisë të dorëzojë propozim për shkarkimin e...

Qeveria kërkon që Ministria e Drejtësisë të dorëzojë propozim për shkarkimin e Kocevskit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se e ka shqyrtuar mendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e kryeprokurorit dhe se e kanë obliguar ministrinë që të dorëzojë propozim për shkarkimin e Ljupço Kocevskit, të cilin Qeveria do t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve, nga i cili sipas dispozitave ligjore, duhet të merret mendim.

Nga Qeveria thonë se përveç përgjegjësisë ligjore, kryeprokurori i nënshtrohet ose duhet t’i nënshtrohet edhe përgjegjësisë më të gjerë shoqërore, veçanërisht para organit që e ka zgjedhur dhe mbi të gjitha para qytetarëve, interesat e të cilëve duhet t’i mbrojë. Në mendimin për shkarkim janë cekur dy momente kryesore.“Nën një, dëmtimi i imazhit të institucionit që drejtohet nga prokurori publik, sepse ruajtja e imazhit të institucionit është detyrë që buron nga Ligji për Prokurorinë Publike, konkretisht neni 4, paragrafi 1″.

“Më pas, i gjithë opinioni në periudhën e kaluar ka qenë dëshmitar i një sërë skandalesh, funksionaliteti i dëmtuar i Prokurorisë Publike, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, joefikasitet dhe shkelje e parimeve dhe pavarësisë në kryerjen e funksioneve të prokurorëve”, thonë nga Qeveria

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments