Mali i Zi dhe Shqipëria do të mund t’i përfundojnë negociatat e inkuadrimit me Baskimin Evropian deri nga fundi i mandatit vijues të Komisionit Evropian, ndërsa kur do të ketë lëvizje edhe Maqedonia e Veriut mund të avancojë shpejtë. Këtë sot e deklaroi eurokomisarja për zgjerim Marta Kos në njërin nga panelet në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Mandati i Komisionit të ri Evropian, i cili filloi më 1 dhjetor të vitit 202, përfundon më 30 nëntor të vitit 2029.
“Ka dallime midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, por gjatë mandatit tonë dëshirojmë t’i përfundojmë negociatat e inkuadrimit me dy ose tre shtete, që do të thotë mbyllje të të gjithë kapitujve të negociimit”, tha eurokomisarja Kos.
Në pyetjen nga moderatorja se cilët janë dy vendet me të cilat BE-ja do të mund të zgjerohet dhe në cilën periudhë kohore, eurokomisarja u përgjigj: “Duke i nisur nga sistemi meritor deri tani, Mali i Zi dhe Shqipëria ecin përpara, por kur do të ketë lëvizje me Maqedoninë e Veriut edhe Maqedonia e Veriut shpejtë mund të avancojë”.
Ndaj deklaratës së Kosit replikoi kryeministri Hristijan Mickoski. Përkujtoi në premtimet e BE-së për anëtarësim të shpejtë të vendit pas ndryshimit të emrit.
“Kam vetëm një vërejtje, kujtohem në premtimet me të cilat dëshironin të na bindin – ndryshojeni emrin dhe në periudhë prej 4-5 vite do të bëheni anëtare e BE-së. ju dëshiroj fat Malit të Zi dhe Shqipërisë, por ju lus mos e shpërndani përvojën tonë”, tha Mickoski.