-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
BallinaLajmePse nuk investohet në Kalanë e Tetovës? Kasami: Ka probleme pronësore –...

Pse nuk investohet në Kalanë e Tetovës? Kasami: Ka probleme pronësore – juridike

 Kalaja e Tetovës është ndërtuar dy shekuj më parë, ndërkohë deri më sot edhe pushteti qendror edhe ai lokal thuajse nuk kanë investuar asgjë për t’ia kthyer dinjtetin kësaj kalaje.

Edhe kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, para ardhjes në krye të detyrës, ka premtuar se në këtë kala do të këtë investime serioze sa u përket edhe investimeve në gjurmimin arkeologjik dhe një investim në teatër veror.

I pyetur nga gazetarët se pse deri më tani komuna nuk ka investuar sa i përket premtimve që i ka bërë para banorëve të Tetovës, Kasami ka theksuar se ka probleme pronsore-juridike sa i përket Kalasë së Tetovës.

Sipas Kasamit, një pjesë e madhe e teritorit të Kalasë së Tetovës, është në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase.

“Aty ka një tjetër problem formalo-juridik që sipas informatave ne që i kemi, le që si objekt është i mbrojtur nën Agjencionin për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, për më shumë një pjesë e madhe e territorit brenda kalasë është pronë e Kishës Ortodokse Maqedonase, ku çdo proces duhet të bëhet në koordinim edhe me ata. Pra është proces në të cilin Komuna e Tetovës veç mundet të kontribuojë dhe ne jemi të interesuar të kontribuojmë, kemi treguar në këtë periudhë këtë interesim, por ne nuk mund të jemi bartës të këtij procesi”, deklaroi kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Limani: Të investohet, pasuri e trashëgimisë sonë

Edhe shoqata jo qeveritare “HUTA” kërkon nga institucionet lokale e qendrore që të investohet në Kalanë e Tetovës.

“Kalaja e Tetovës, përveçse përfaqëson një pasuri të çmuar të trashëgimisë sonë, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar në zhvillimin e turizmit, në krijimin e hapësirave rekreative e sportive, si dhe në nxitjen e aktiviteteve të ndryshme me përfitime ekonomike. Nëse ajo vihet në funksion, ky zinxhir përfitimesh do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të zonës, sidomos për fshatrat përreth, duke krijuar vende të reja pune dhe duke siguruar mirëmbajtjen e qëndrueshme të vetë kalasë në të ardhmen. Prandaj, apelojmë edhe një herë tek të gjitha institucionet kompetente, qendrore dhe lokale, që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për restaurimin dhe funksionalizimin e Kalasë së Tetovës”, u shpreh Limani nga organizata HUTA.

Situatën e njejtë e ka edhe “Arabati Baba Teqe” në Tetovë, ku i njejti dita ditës po shkatërohet.

Ndërsa Myftinia e Tetovës po zvaritet nëpër gjykata me ish pronarët e kompanisë “Teteks”, të cilët pretendojnë për një pjesë të pronësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments