“Mirëdita edhe nga unë. Nuk ka si të mos jetë njeriu i kënaqur, kur mund të bëjë dikë tjetër të jetë i lumtur dhe i kënaqur, ashtu siç pata mundësinë të shoh dy përfitues të këtyre banesave, të cilat janë ndërtuar këtu pas meje nga Shoqëria Aksionare për menaxhimin e hapësirës banesore dhe afariste.
Mendoj se sa më shumë ndërtesa të këtilla dhe sa më shumë fytyra të lumtura, aq më i madh është edhe misioni ynë dhe aq më e madhe është kënaqësia jonë.
Ja, drejtori tha se nuk do të ndalen këtu, përmendi Manastirin, aksionin që do të realizojnë atje me qëllim të uljes së çmimit për metër katror të hapësirës banesore. Dhe vlerësoj se kështu duhet të vazhdohet edhe në periudhën që vijon.
Ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë, të realizojmë atë që u kemi premtuar qytetarëve, kështu që edhe njëherë bashkohem me dëshirat për një shtëpi të rehatshme, për shumë lumturi dhe gëzim në këto shtëpi për përfituesit e ardhshëm dhe të kemi sa më shumë objekte të tilla dhe sa më shumë njerëz të lumtur, këtu te ne në Maqedoni.”