-0.6 C
Tetovo
E premte, 7 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDy mjekë të Spitalit të Shtipit janë përleshur fizikisht në sallën e...

Dy mjekë të Spitalit të Shtipit janë përleshur fizikisht në sallën e operacionit, u ngrit procedurë disiplinore

Dy mjekë nga Spitali Klinik në Shtip, dje janë përleshur fizikisht në sallën e operacionit, njoftoi Sektori i Punëve të Brendshme të Shtipit. Ngjarja u raportua në orën 12:45.

“Më 5 shkurt në ora 12:45 në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.Sh në vendin e punës në sallën e operacionit në Spitalin Klinik – Shtip, të cilit i është kundërpërgjigjur”, thuhet në komunikatën e SPB-Shtip.

Aty thuhet se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Siç informojnë nga spitali i Shtipit, ndaj dy mjekëve tashmë ka filluar procedura disiplinore.

“Gjatë ditës së djeshme me datë 02.05.2025 rreth orës 12:30 në ambientet e punës në Spitalin klinik – Shtip ka ndodhur prishje e rendit të punës me konfrontim fizik në mes të dy punëtorëve. Gjatë ditës së sotme rasti është raportuar në SPB-Shtip nga organet e spitalit dhe për dy punëtorët është iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në njoftimin e Spitalit Klinik-Shtip.

Në të thuhet se publiku do të njoftohet më tej për të gjitha veprimet e mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments