-0.6 C
Tetovo
E premte, 7 Shkurt, 2025
BallinaLajmeQytetarë të Strugës – të besimit islam me padi penale ndaj BFI-së...

Qytetarë të Strugës – të besimit islam me padi penale ndaj BFI-së në Shkup (Dokument)

Qytetarë të Strugës – të besimit islam, të punësuar në kuadër të BFI-së, anëtarë të Myftinisë kanë ngritur Kallëzim penal deri te Prokuroria publike në Strugë dhe Prokuroria publike në Shkup ndaj Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, Njësia organizative Myftinia e BFI-së në RMV – Strugë, përfaqësues i autorizuar: Adi Murtishi nga fshati Ladorishtë.

Sipas Kallëzimit penal të cilin e kemi siguruar, akuzat janë për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe mosrespektim të Kushtetutës së BFI-së dhe Kushtetutës së RMV-së bazuar në nenin 8, 26, 27, 28, dhe 37 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame si dhe përçarje e konflikt mes anëtarëve të Myftinisë dhe personelit të BFI-së.

Në vazhdim ju sjellim në formë teksti Kallëzimin penal:

Drejtuar:

•   Prokuroria Themelore Publike – Strugë
•   Prokuroria Themelore Publike – Shkup

KALLËZIM PENAL

Nga: Qytetarë të Strugës – të besimit islam, të punësuar në kuadër të BFI-së, anëtarë të Myftinisë.

Kundër:
Bashkesia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, Njësia organizative Myftinia e BFI-së në RMV – Strugë. Përfaqësues i autorizuar: Adi Murtishi nga fshati Ladorishtë.

Për veprën penale:
• Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe mosrrespektim të Kushtetutës së BFI-së dhe Kushtetutës së RMV-së,
• Bazuar në nenin 8, 26, 27, 28, dhe 37 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame,
• Përçarje / Konflikt mes anëtarëve të Myftinisë dhe personelit të BFI-së.

Neni 8
BFI veprimtarinë e vet e mbështetë në parimet e:

  • drejtësisë
  • transparencës,
  • debateve para sjelljes së vendimeve në organet kolektive,
  • konsultave në kryerjen e punëve,
    -zgjedhjeve, emërtimeve, përgjegjësive dhe shkarkimeve të funksionarëve.

Neni 26
Organet dhe institucionet e BFI-së mund të mbajnë seancë, vetëm nëse
në to marrin pjesë shumica e antarësisë nga numri i përgjithshëm.

Neni 27
Thirrja e përfaqësuesit të Rijasetit nëpër seancat e organeve, shoqatave dhe institucioneve të BFI-së është e obliguar.

Neni 28
Organi i Muftinisë numron prej pesë deri në pesmbëdhjetë anëtarë, varësisht nga numri i organeve ndihmëse të saj, pra xhemateve në teritorin përkatës.
Numrin e anëtarëve të Muftinisë, për çdo muftini e cakton Rijaseti.
Të propozuarit në mënyrë proporcionale, duhet të mbulojnë teritorin e Muftinisë.
Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjatë katër vjet.

Neni 37
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame:

  • verifikon mandatet dhe shpall zgjedhjet e rregullta dhe të parakohshme.

Sipas nenit 37 të Kushtetutës së BFI-së:
Zgjedhjet për anëtar të muftinis I shpall Rijaseti I Bashkësisë Fetare Islame

Shkelja e nenit 37 të Kushtetutës së BFI-së nga Adi Murtişi, i cili ka zgjedhur Shpendi Ibrahimin antar të myftinis pa I shpallur Rijaseti zgjedhjet është anti-kushtetus dhe vendim i njëanshëm.

Ne Muftininë e Strugës nuk është diskutuar për kërkes deri te rijaseti për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për antar të muftinis.

Kërkesa jonë drejtuar organeve kompetente është që të ndërmerren masat e duhura për mosrespektimin e Kushtetutës së RMV-së dhe Kushtetutës së BFI-së, përkatësisht nenit 8, 26, 27, 28 dhe 37 të Kushtetutës së BFI-së.

Ne kërkojmë nga Adi Murtishi dhe Myftinia e Strugës përgjegjësi para organeve kompetente të BFI-së dhe institucioneve të drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe sqarim në çfar baze e ka zgjedhur Shpendi Ibrahimin antar të muftinis.

Ne, xhemati, kërkojmë që personat e autorizuar të BFI-së si funksionarë fetarë të jenë shembull për respektimin e Kushtetutës së BFI-së dhe RMV-së, dhe që Myftinia e Strugës të jetë një institucion i drejtë, pa ndikime nga faktorë të jashtëm.

Kjo mënyrë e funksionimit ka krijuar hapësirë për konflikte dhe përçarje midis imamëve, duke dëmtuar unitetin e tyre dhe të këshillave të xhematit në Strugë.

Për mosrespektimin e Kushtetutës së RMV-së dhe Kushtetutës së BFI-së, përkatësisht për shkeljet e lartpërmendura, do të informohen edhe: Prokuroria Publike e Shkupit, Komisioni për Procedurë Disiplinore, Faktori Ndërkombëtar, Parlamenti i RMV-së, Ministria e Drejtësisë së RMV-së, Ambasada e SHBA-së, Misioni i OSBE-së, Bashkimi Evropian,dhe organet kompetente për keqpërdorimin e funksionit.

Strugë, 06.01.2025

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments