6.2 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajmeJanevska paralajmëron punë për nxënësit: Do të mund ta pastrojnë oborrin e...

Janevska paralajmëron punë për nxënësit: Do të mund ta pastrojnë oborrin e shkollës, t’u lexojnë të moshuarve dhe fëmijëve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska paralajmëron për nxënësit “punë të dobishme për shoqërinë”. Ministrja thotë se kjo do të bëjë që nxënësit të largohen nga telefonat dhe pajisjet e tjera teknologjike, që përdoren për qëllime të ndryshme.“Thamë që nxënësit nuk mund të koncentrohen 6 apo 8 orë dhe të mësojnë gjatë gjithë kohës, kjo punë në dobi të shoqërisë, duhet ta organizojë shkolla. Çfarë përfshin? Unë do të them disa shembuj, p.sh. mund ta pastrojnë dhe rregullojnë oborrin e shkollës, të ndërtojnë banka, të vendosin gjelbërim, mund të shkojnë në shtëpi të të moshuarve dhe t’u lexojnë poezi personave të moshuar, mund të shkojnë në spital, të ndihmojnë, t’u lexojnë fëmijëve që janë në spital, diçka të punojnë, t’i ushqejnë. Të ballafaqohen me jetën reale, që zakonisht për momentin të rinjtë tanë nuk e kanë”, thotë Janevska në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments