“Sistemi shëndetësor është buzë kolapsit dhe në kaos total. S`ka ilaçe në Onkologji, fëmijtë vdesin nëpër Klinika, ka mungesë kuadri, sërish ekzistojnë lista të pritjeve, s`ka shërbime të mira shëndetësore”, thonë nga LSDM
Prej aty rikujtojnë se vetëm vitin e kaluar, për 6 muaj, ishin regjistruar 19 foshnje të vdekura.
Socialdemokratët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit.
“Në krye të shumë klinikave janë vënë drejtorë pa përvojën e duhur që në mënyrë plotësuese përkeqëson funksionimin e sistemit shëndetësor. Ka drejtorë që marrin para për kujdestari, kurse asnjëherë nuk janë paraqitur në klinikë! Kjo situatë katastrofike në shëndetësi nuk është e rastit. Është si rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjësisë së Ministrit Taravari dhe MSH-së. Taravari tashmë 8 muaj udhëheq me sektorin e shëndetësisë, kurse partia e tij menaxhon këtë resor tashmë dy vite. Vazhdimësia politike është fakt, siç është fakt edhe kolapsi i plotë i sistemit shëndetësor”, tha Dushanka Georgieva nga LSDM.