6.2 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajmeRami Misimi / Bilall Kasami në Amerikë si kryetar i BESËS apo...

Rami Misimi / Bilall Kasami në Amerikë si kryetar i BESËS apo i Komunës së Tetovës?

Bilall Kasami do të merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” në SHBA ku do të jetë edhe presidenti TRUMP, dhe shtrohet pyetja a është si krytear i Lëvizjes BESA apo si krytear i komunës së Tetovës?

Nëse është si kryetar i komunës së Tetovës atëherë duhet të dëshmojë edhe harxhimet e tij edhe për militantët e BESËS që janë në Amerikë përndryshe llogaritet se Bilall Kasami ka vjedhur parat e tetovarëve për të shkuar në Amerikë bashkë me militantët e tij.

Është e pa tolerueshme nëse Kasami me paratë e tetovarëve paguan biletën, pjesëmarrjen në “Mëngjesin e Lutjeve”, hotelin dhe harxhimet tjera edhe për militantët në foto të BESËS .

Nëse Kasami nuk do të dëshmojë se me cilët para ka shkuar në Amerikë që ka me vete militant të BESËS atëherë prokuroria duhet të nis procedurë njejtë siç bëri për kryeministrin Mickovski që e mori djalin e tij në SHBA.

Nëse Bilall Kasami ka paguar nga xhepi i tij harxhimet për militantët e tij, atëherë ju bëftë mirë mëngjesi.

Anëtarët e BESËS mkanë thënë se Bilall Kasami është shumë “shkërt” kurrë nuk paguan as kafe, nëse kjo vërtetohet atëherë nuk i ka paguar as harxhimet e militantit për në Amerikë nga xhepi i tij, por nga komuna!

Qytetarët këtij veprimi i thonë korrupsion, ndërsa fshatarët i thonë hajdutllëk.

Tash mbtet të shihet a është korrupsion apo hajdutllëk!

Do ta presim Bilall Kasamin kur do të vije prej Amerike dhe do ta pyesim se me cilët para ka shkuar në Amerikë? me të komunës, me të vetat apo ka pasur një shokë biznismen që ja ka paguar edhe për militantin.😉

Može biti slika sljedećeg: 6 ljudi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments