7.7 C
Tetovo
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
BallinaLajmePa njoftime me zë në Aeroportin e Shkupit – pasagjerët të ndjekin...

Pa njoftime me zë në Aeroportin e Shkupit – pasagjerët të ndjekin monitorët

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit njofton se nga e hëna (03.02.2025) do të bëhet një aeroport “i qetë”.

Kjo do të thotë se nga e hëna, 3 shkurt 2025, në aeroportin e Shkupit nuk do të ketë më njoftime shtesë me zë për fluturimet përmes altoparlantëve, përveç para nisjes.

“Prandaj, i lutemi dhe u bëjmë thirrje të gjithë pasagjerëve që të ndjekin ekranet dhe monitorët ku shfaqen informacionet për fluturimet, kartën e imbarkimit dhe të gjitha njoftimet që marrin për fluturimin e tyre nga kompania ajrore me të cilën udhëtojnë.

Besojmë se reduktimi i zhurmës do të përmirësojë më tej përvojën e pasagjerëve në aeroport”, thonë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments