6.9 C
Tetovo
E enjte, 30 Janar, 2025
BallinaLajmeBDI i reagon Ministrit të Ekonomisë Besar Durmishit: Propagandë boshe dhe thirrje...

BDI i reagon Ministrit të Ekonomisë Besar Durmishit: Propagandë boshe dhe thirrje qytetarëve ti kryej punët e qeverisë

Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë, tani u bën thirrje qytetarëve të zgjidhin vetë problemet që ajo vetë nuk di dhe nuk mund t’i zgjidhë!

Kjo është ironia më e madhe e një pushteti të rrënuar, që tashmë nuk fsheh më dështimin e vet total.

Në vend që të marrë masa për të frenuar inflacionin, për të ndalur rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, ministri i Ekonomisë bën propagandë boshe dhe u kërkon qytetarëve të bëjnë atë që është detyrë e qeverisë.

Kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe çdo lidhje me realitetin.

Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Ekonomisë dhe marrjen e masave urgjente për të ndalur rritjen e padrejtë të çmimeve, në vend që të luajnë teatër me qytetarët!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments