9.1 C
Tetovo
E enjte, 30 Janar, 2025
BallinaLajmeArben Taravari  komenton fjalimin e Ali Ahmetit: Nuk e di kujt i thotë...

Arben Taravari  komenton fjalimin e Ali Ahmetit: Nuk e di kujt i thotë shqiptar i ndershëm, por për çoban nuk e besoj që e ka për mua(video)

“Partive maqedonase u themi se ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo edhe i shqiptarëve të ndershëm si i duan ata – pa flamur, pa gjuhë, pa identitet, pa përfaqësim, por i duan çobanë. I duan t’i shohin në majën e Selanikut me shkop në dorë. Iku ajo kohë më…! Shkuan ato kohëra…! Nuk përsëriten më…!”, kështu deklaroi ditë më parë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaratë të cilën e komentoi Arben Taravari në Daily Click.Taravari tha se, nuk beson që shprehjen çoban Ahmeti e ka për të, ndërsa për shqiptarë të ndershëm, Taravari tha se nuk e di se kujt ia thotë.

“Shqiptar i ndershëm nuk e di për cilin e ka, por çoban nuk e besoj që e ka për mua. Unë z.Ahmetit asnjëherë nuk i kam thënë çoban se kam një respekt sado kudo. Asnjëherë nuk e kam analizuar shkollimin e atij, pamjen, ku jeton. Si çoban, nuk besoj që na thotë ne. Si shqiptarë të ndershëm, me këtë VMRO, edhe atë me Gruevskin ka qenë në Qeveri 2008-2016, përfaqësimi i shqiptarëve në atë kohë por edhe përdorimi i gjuhës, ka dallim të jashtëzakonshëm, pro VLEN-it. VLEN është shumë më i përfaqësuar se sa BDI-ja me VMRO-në e Gruevskit”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments