9.1 C
Tetovo
E enjte, 30 Janar, 2025
BallinaLajmeTaravari me lajm të mirë për mjekët amë, në TV21 tregon se...

Taravari me lajm të mirë për mjekët amë, në TV21 tregon se kur dhe për sa do të rritet kapitacioni

Në studion e Daily Click në TV21, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bërë të ditur se do të rritet kapitacioni i parave për mjekët amë në mjekësinë e përgjithshme, transmeton TV21. Taravri tha se , do të të ketë rritje për 20 deri 25 denarë që siç thotë asnjëherë nuk është rritur kaq shumë. Ai tha se, deri tani pagesa është 75 denarë.“Ja ekskluzivisht, e kemi treguar, po e them, nga prilli-maji do të rritet kapitacioni i parave që i marrin mjekët amë në mjekësinë e përgjithshme, dmth mjekët familjarë”, tha Arben Taravari.-Për sa do të rritet?“Deri tash ishte 75 denarë, tash do të jetë diku 95 ose 100 denarë, që është një rritje shumë e madhe, nuk ka ndodhur moti, është rritur për 5 apo 10 denarë, asnjëherë nuk  ka ndodhur të rritet për 20 apo 25 denarë. Por, me këtë rritje të kapitacionit që e merr mjeku amë, ne do t’i obligojmë ata që të punojnë pak më shumë me programe preventive”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments