2.8 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaEkonomiPër një dekadë, arka shtetërore është dëmtuar për 244 milionë euro

Për një dekadë, arka shtetërore është dëmtuar për 244 milionë euro

Në dhjetë vjetët e fundit, buxheti i Maqedonisë së Veriut është dëmtuar për më shumë se 244 milionë euro, tregon analiza e Radios Evropa e Lirë që përfshin 30 raste të profilit të lartë të gjyqësorit. Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të konfiskojë pronën e dhjetëra të akuzuarve në vlerë prej 62 milionë eurosh, ndërsa gjykata ka miratuar konfiskimin në 5 çështje me vlerë 49 milionë euro.

Apartamentet e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ende presin vendimin e Qeverisë.Gati 62 milionë euro do të mund të “peshojë në letër” Agjencia për Pronën e Konfiskuar, nëse gjykata do t’i pranonte kërkesat e prokurorëve për sekuestrimin e pronës së fituar përmes krimit, për 30 raste gjyqësore me profil të lartë gjatë 10 vjetëve të fundit.

Sipas lëndëve të analizuara, Gjykata në pesë nga 30 rastet gjyqësore ka vendosur që nga 62 milionë euro të kërkuara, të konfiskohen prona me vlerë prej 49 milionë eurosh. Nëse deri tani këto para do të ishin mbledhur, shteti mund t’i përdorte, për shembull, për të paguar interesin e kredisë hungareze për tre vjetët e parë, ose për të ndërtuar të paktën 30 shkolla të reja.

Bëhet fjalë për aktgjykime me konfiskim që, edhe pas disa vjetësh nga hyrja në fuqi, ende nuk janë plotësisht të realizuara dhe të paguara. Këto vendime janë në rastet si “Perandoria” në të cilin janë dënuar ish-shefi i Drejtorisë për Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe biznesmeni që është në listën e zezë amerikane Jordan Kamçev, ish-kryeministri Nikolla Gruevski për “Parcelat në Vodno”, biznesmeni Sead Koçan në rastin “Trusti”, ish-agjentët e zbulimit që janë në arrati – Nikolla Boshkoski, Toni Jakomoski dhe Goran Grujevski – si dhe pronarja e kompanisë Vera Ivanova në rastin “Diamed”.

Mirëpo, në realitet, llogaria bankare e Agjencisë është shumë më “e hollë”.Gjithsej 11.3 milionë euro u depozituan në llogarinë buxhetore nga Mijallkovi dhe Kamçevi në vitin 2022. Më pas duhej të shiteshin pronat e patundshme dhe aksionet bankare që ishin pjesë e konfiskimit. Por, dy vjet më vonë, një pjesë e madhe e tyre ende nuk është shitur. Një pjesë pret vendimin e Qeverisë për realizimin e një ankandi.

Mijallkovit iu konfiskua pasuri me vlerë prej 15 milionë eurosh. Shteti, edhe pse shpresonte se me shitjen e pronës do të mblidhte 21 milionë euro, kjo nuk ndodhi dhe shuma totale e mbledhur është shumë më e ulët se sa pritej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments