-1.7 C
Tetovo
E premte, 17 Janar, 2025
BallinaLajmeArtan Grubi vodhi derisa në krye të MPB-së ishte Oliver Spasovski, ndërsa...

Artan Grubi vodhi derisa në krye të MPB-së ishte Oliver Spasovski, ndërsa në Zajas dhe Strumicë u zgjodhën prokurorët dhe gjyqtarët, thotë VMRO-DPMNE.

SDS dhe Filipçe kanë një muaj që enden në labirintin e gënjeshtrave të tyre për krimet e Grubit. “Artan Grubi ka kryer krim milionash në kohën kur kryeministri ka qenë nga radhët e SDS-së”, ka thënë VMRO-DPMNE.Ai ka vjedhur derisa në krye të MPB-së ka qenë Oliver Spasovski nga SDS, ndërsa në Zajas dhe Strumicë janë zgjedhur prokurorë dhe gjyqtarë.

Grubi bëri krime miliona dhe SDS heshti edhe një ditë në pushtet.

SDS dhe BDI kanë lejuar që krimi të përhapet në çdo pore të shoqërisë dhe korrupsioni të lulëzojë.

SDS duhet të distancohet nga Grubi dhe t’i kërkojë falje popullit, sepse e kanë ditur dhe kanë lejuar që populli të varfërohet dhe shteti të shkretohet”, ka thënë VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments