-3.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeMPB dhe Prokuroria Publike tashmë do të mund të shkëmbejnë të dhënat...

MPB dhe Prokuroria Publike tashmë do të mund të shkëmbejnë të dhënat në formë elektronike

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski dhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave në formë elektronike ndërmjet dy institucioneve.

“Marrëveshja vendos shkëmbim ndërinstitucional të të dhënave në formë elektronike përmes Platformës Kombëtare për Ndërveprim, duke rregulluar formën e kërkesave individuale në bazë të të cilave do të kryhet shkëmbimi elektronik dhe përshkrimet e shërbimeve të regjistruara që mund t’i nënshtrohen shkëmbimit elektronik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në bazë të marrëveshjes, prokuroria do të ketë qasje të drejtpërdrejtë elektronike në bazat e të dhënave të Ministrisë së Brendshme për shtetësinë, mjetet motorike, vendbanimin dhe vendqëndrimin dhe posedim të armës.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Kocevski dhe Toshkovski diskutuan për disa çështje aktuale në fushën e koordinimit ndërmjet dy institucioneve në drejtim të ndjekjes efikase të autorëve të krimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments