8 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeSpasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi

Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi

LSDM-ja nuk do të mbështesë dhe nuk do të votojë për interpelancat për disa ministra, sepse besojmë se nuk ka nevojë për ndarje të reja në baza etnike, përfshirë këtu edhe për interpelancat, deklaroi sot koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.

Sipas tij, arsyet e interpelancave në asnjë rast nuk duhet të lidhen me kontekst etnik, por vetëm me argumente dhe fakte lidhur me punën e një ministri apo zyrtari të caktuar.

“Nuk kemi asnjë fjalë në interpelanca se pse nuk po merren masa për ajrin e pistë dhe mosmarrjen e iniciativave nga ministri i Ekologjisë, nuk kemi asnjë fjalë për skandalet në kufirin e Kosovës dhe arratisjet e Ramadanit dhe Grubit, nuk kemi asnjë fjalë për spastrimin partiak në sigurinë dhe shkarkimin e profesionistëve, nuk flitet asnjë fjalë pse u amnistua truproja e Mickoskit…”, tha ndër të tjera Spasovski.

E gjithë kjo tregon se qëllimet janë të ndryshme dhe se po hapen dimensione të reja sa i përket çështjeve etnike”, shtoi deputeti.

Për interpelancën e deputetes Ilire Dauti të dorëzuar nga “Levica”, në lidhje me projektligjin për “branitellave”, Spasovski thotë se nuk do të jetë zgjidhje e problemit, sepse, sipas tij, problemi quhet Afrim Gashi.

“Askush tjetër nuk është fajtor. Kur ligji nuk është hedhur në seancën e Komisionit, Kryetari, sipas Rregullores së Punës, është i obliguar që të autorizojë një anëtar tjetër të Komisionit dhe ta caktojë seancën me pikën e rendit të ditës. Përgjegjës kryesor është Gashi, Interpelanca e kryetarit të një komisioni parlamentar, i cili është pjesë e grupit parlamentar, nuk do të sjellë asgjë”, shtoi Spasovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments