9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSHGM: Dënojmë trajtimin e gazetarëve në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese

SHGM: Dënojmë trajtimin e gazetarëve në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon sjelljen e të punësuarve në Gjykatën Kushtetuese që trajtuan në mënyrë të papërshtatshme dhe jo-evropiane ekipet e gazetarëve që dëshironin të merrnin pjesë në takimin e sotëm midis Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe Ambasadorit të BE-së në Shkup Samuel Zbogar.

Edhe pse mediat ishin të ftuara për të marrë pjesë dhe për ta ndjek këtë takim, ekipet e gazetarëve u lejuan vetëm të xhirojnë disa inserte nga takimi dhe më pas u dëbuan nga salla e gjyqit.

Megjithëse ka një dhomë të rezervuar për gazetarët në Gjykatën Kushtetuese, të punësuarit në gjykatën i përzunë gazetarët jashtë ndërtesës dhe i njoftuan se deklaratat për takimin mund t’i presin vetëm jashtë ndërtesës.

Ky incident është edhe më i papranueshëm kur dihet që Gjykata Kushtetuese duhet të jetë mbrojtësi kryesor i lirisë së fjalës. Kërkojmë që në të ardhmen Gjykata Kushtetuese të sigurojë kushte të mira për punën e gazetarëve dhe të mos vendosë një shembull negativ në shoqërinë për marrëdhëniet midis institucioneve dhe gazetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments