15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAmbasadori i BE-së në Shkup Zhbogari / Vetingu në gjyqësor është opsioni...

Ambasadori i BE-së në Shkup Zhbogari / Vetingu në gjyqësor është opsioni i fundit

Ambasadori i BE-së në Shkup u shpreh i qartë sa i përket çështjes së vetingut në gjyqësor, ai theksoi se së pari është e nevojshme që të shfrytëzohen të gjitha elementet e tjera për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor.

“Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim që gjykata t’i shfrytëzoj elementet për përmirësimin e gjykatës nga brenda. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen, nga viti i ardhshëm planifikojmë projekt për monitorimin e rasteve me korrupsion të lartë dhe besojmë se kjo do të përmirësoj funksionimin e gjykatës. Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit. Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë. Gjithsesi se qëndrimi jonë është se vendimi bie mbi vetë shteti”.

Këto komente Zhbogar i bëri pas takimit që sot realizoi me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati. Ky i fundit ka njohur ambasadorin Zhbogar me punën e këtij institucioni si dhe projekt ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

“Biseduam për ardhmërinë e Gjykatës Kushtetuese, jemi të kënaqur nga bisedimet dhe do ta vazhdojmë dialogun me Këshillin Evropian dhe institucionet tjera evropiane.  Kemi draft version të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, sepse të gjitha vendet në Evropë që kanë gjykatë kushtetuese kanë Ligj, tek ne mungon kjo, andaj po punojmë për atë version dhe kur të jetë gati kjo çështje do të zgjidhet njëjtë sikurse edhe vendet tjera të rajonit”, deklaroi Murati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments