Portali NetPress zbulon një skandal të paprecedentë – një ndërtues maqedonas falsifikoi autorizimin për të shitur parcelën ku ndodhet rezidenca e ambasadorit italian.Një biznesmen maqedonas, i cili merret me ndërtim, me një dokument të përgatitur ilegalisht dhe vulën e një ambasade të huaj në Shkup, ka dashur të shesë një pronë luksoze në Vodno, e cila përdoret nga një mision i huaj diplomatik, mësohet ekskluzivisht NetPress.Sipas dokumenteve të siguruara nga NetPress, personi Aleksandar Ivanovski me një dokument të prodhuar në mënyrë të kundërligjshme të nënshkruar dhe vulosur nga Ambasada Italiane në Shkup, më 7 gusht të këtij viti dyshohet se ka marrë autorizim për shitjen e një trualli dhe një objekti në Vodno. Shkup, ku ndodhet rezidenca e ambasadorit italian në Maqedoni.
Ambasada italiane ka arritur të marrë këtë dokument të falsifikuar dhe më 5 dhjetor të këtij viti ka dërguar një notë verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë. Në notën diplomatike, ambasada italiane bën me dije se “ky dokument është përgatitur në mënyrë të paligjshme”.