0.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMEPSO zyrtarisht anulon marrëveshjen me “Energoinvest” nga Sarajeva për ndërtimin e largpërçuesit...

MEPSO zyrtarisht anulon marrëveshjen me “Energoinvest” nga Sarajeva për ndërtimin e largpërçuesit me Shqipërinë

SHA MEPSO zyrtarisht ka anuluar marrëveshjen me “Energoinvest” nga Sarajeva për ndërtimin e largpërçuesit me Shqipërinë, transmeton TV21. Nga MEPSO në një komunikatë lëshuar mediave theksojnë se marrëveshja është anuluar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e kompanisë.

“SHA MEPSO informon se është anuluar marrëveshja me “Energoinvest” nga Sarajeva, kontraktor ndërtimi për 400 kV largpërçues nda TEC Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni-Shqipëri. Ndërprerja e kontratës është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga kontraktori dhe kërkesave të kontraktorit për pagesa shtesë për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove të materialeve dhe shërbimeve. Kjo çoi në pamundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes dy palëve”, bëjnë të ditur nga MEPSO.

Tutje nga SHA MEPSO shtojnë se kontraktori disa herë është larguar nga kantiera e ndërtimit duke kërkuar pagesë shtesë, me të cilën siç theksojnë nga MEPSO është refuzuar disa herë për shkak të llojit të kontratës “me çelës në dorë”.

“Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, kontraktori u largua disa herë nga kantieri, duke kërkuar pagesë shtesë, e cila është refuzuar nga SHA MEPSO për shkak të llojit të kontratës, me çelës në dorë. Përkundër përpjekjeve të përsëritura të SHA MEPSO për dakordësim dhe negocim, nuk u arrit asnjë marrëveshje. Prandaj, SHA MEPSO mori vendimin e nevojshëm për ndërprerjen e kontratës”, shtojnë nga MEPSO.

Kujtojmë se tema e parë në emisionin “Biznes 21” ishte hulumtimi “Ku përfunduan 50 milionë euro për lidhjen tonë energjetike me Shqipërinë?!” Si mundet, pas 10 viteve premtime dhe 50 milionë eurove të siguruara që nga viti 2015 sot kemi vrimë financiare dhe projektet strategjike nuk lëvizin nga vendi.

Largpërçuesi interkonektor me Shqipërinë ishte edhe temë e pyetjeve të deputetëve në Kuvend. Kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja që nga fundi i nëntorit paralajmëroi anulim të marrëveshjes dhe akuzoi për krim me përmasa epike.

Hulumtimi i Biznes 21 nga terreni zbuloi se ka ngecur njëra pjesë nga projekti – Largpërçuesi Manastir 2 – Elbansan. Në vend të largpërçuesit të ndërtuar, atje hasëm në livadhe të shkreta. Pajisja e cila është sjellë me vite qëndron në depot e vendit. Kompania Energoinvest nga Sarajeva edhe përkundër afateve të tejkaluara, kërkon 7 deri në 8 milionë euro Aneks të marrëveshjes. Zbuluam se edhe nënkontraktor i Energoinvest në 2021 është kompania e biznesmeni Nefi Useini, i njohur në opinion si këshilltar i atëhershëm në komunën e Ohrit, i cili u akuzua për sjellje të dhunshme dhe për ndërtim pa leje.

Në pjesën tjetër të projektit, Trafostanica afër Ohrit punët zhvilloheshn me dinamikë të përshpejtuar. Atje kontraktor është Konçar nga Zagrebi që e fitoi tenderin në vlerë prej 17 milionë eurove. Hulumtimi tregoi se këtë pranverë kompania mori edhe Aneks me 3 milionë euro shtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments