www.telegrami.mk
Tetova sot më 23 dhjetor nga ora 8 qyteti po zbardhet nga dëbora për herë të parë…..Policia po mban rendin dhe zhvillimin e komunikacionit në nivel.Ardhja e Kryetarit të Kuvendit të Turqisë Kurtulmush po pritet me respekt si gjithë delegacionet e ndryshme nga shteti mik Turqia që kanë vizituar Tetovën.Lidhjet e Tetovës ose Kallkandeles janë përveç historike edhe familjare…me mijëra familje tetovare gjenden në Turqi…të shpërngulur më së shumti me dhunë gjatë Mbretërisë SKS,dhe ish RSFJ-së…Por lidhjet natyrore qëi krijon ZOTI ato nuk mund ti ndalë as një komunizëm as një diktatur…Tetova mikpritëse përherë edhe atëherë edhe tash…Tetovarët kërkojnë që biznesmenët turq të investojnë në ekonomi të cilës do sferë…dorën në zemër iniciativa private tek-tuk ka pasur por matrapazllëqet e partive politike qoftë shqiptare ose ato qeveritare maqedonase i kanë larguar nga Tetova…Kohërat po ndryshojnë…Tetovarët presin si fillim që TIKA organ qeveritar turk interesin në Tetovë ta shtrijë mbi Arabatin Baba Teqe dhe ta shpëtojë.nga shkatërrimi..e cila është e ndërtuar në kohën e Osmanlinjëve kur edhe Tetova si gjithë Ballkani ishte Perandori…Pra të shtrijë ndikimin Tika dhe në bashkëpunim me poltikën aktuale që të meremetojë Arabatin Baba Teqe …dhe shteti i RMV ka të drejtë tia konfiskojë ndonjë pronari nëse është interes shtetëror ..komuna e Tetovës me decentralizim të pushtetit tash ndan dhe konfiskon tokën RMV…nëse ka pronar dhe tia kompensojë tjetërkund …sepse është interes kulturor edhe i tetovarëve por edhe i Turqisë që të shpëtojmë edhe atë pak histori që na ka mbetur e përbashkët si trashëgimi e pakt që ka mbetur nga koha e shtetit të përbashkët Perandoria Osmane …njësoj po ndodh edhe me Kalanë e Qytetit nesër mos na del si Jeni Xhamia në Manastir…nuk e kemi ditur…Kompensimi dhe meremetimi edhe i Arabati Baba Teqes edhe i Kalasë për TIKËN TURKE është si me i ngrënë një drekë në DUBAI,….MIRËSERDHE KRYEKUVENDARI I TURQISË…BORA ËSHTË BEREQET…www.telegrami.mk