3 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMickoski: A do të kërkojë falje LSDM nëse kthehet Grubi?

Mickoski: A do të kërkojë falje LSDM nëse kthehet Grubi?

“Çka nëse kthehet Grubi, a do të kërkojë falje LSDM-ja”. Kështu është përgjigjur kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve lidhur me akuzat e LSDM-së se arratisja e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi ishte çështje politike e dakorduar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Po sikur të kthehet Grubi ata gati do të kërkojnë falje?! Fillimisht bërtitën, disa u larguan, të tjerët erdhën dhe nuk bënë asgjë. Njeriu me të vërtetë nuk di se çfarë tu përgjigjet atyre. Çka nëse kthehet Grubi, nuk është e domosdoshme të kthehet sot , ja të themi do të kthehet pas një kohe . Është e çuditshme kur ndërgjegjja jote funksionon në atë mënyrë sepse ti e ke bërë dhe tani mendon se të gjithë e bëjnë këtë”.

Grubi vazhdon të jetë i pa kapshëm për organet e vendit. Ai ka qenë i padisponueshëm për organet e rendit që kur u akuzua për shpërdorim detyre për përvetësim të Lotarisë Shtetërore. Ndaj tij dhe ndaj ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami MPB ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments