Policia financiare ka hyrë në Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. Po kontrollohen tenderët e shpallur në shtatë vitet e fundit. Sipas mediave bëhet fjalë për periudhën kur me këtë Klinikë udhëhiqte Nexhati Jakupi, ish deputet dhe ish ministër nga radhët e BDI-së.Policia financiare ka grumbulluar të gjitha dokumentacionet në lidhje me procedurat e prokurimit publik dhe pas kontrollit dhe analizave do të përcaktohet nëse ekziston bazë për veprën penale. Mësohet se ish drejtori Nexhati Jakupi këtë Klinikë e ka lënë në borxh prej 4.6 milion euro.