1.5 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Viktimizimi nuk e shfajëson BDI-në nga krimi dhe korrupsioni

VLEN: Viktimizimi nuk e shfajëson BDI-në nga krimi dhe korrupsioni

 BDI në rolin e viktimës tenton të dal nga petku i krimeve dhe keqpërdorimeve që ka bërë për 22 vjet. BDI me propozime për veting ndërkombëtar, tenton të krijojë mjegull te shqiptarët. Ne kujtojmë opinionin se pikërisht kjo BDI realizoi ndryshime të turpshme në Kodin Penal për të amnistuar raste të shumta të korrupsionit politik.

Memoria kolektive është më e gjatë veprimtaria e tyre e pistë. Qytetarët mbajnë mend dhe për këtë arsyeje do të vazhdojnë t’ju dënojnë me votë ashtu siç vepruan në zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet e ardhshme lokale edhe më fuqishëm do të demaskoheni në tërësi. BDI sërish po luan me vetëdijen e qytetarëve, akoma përmendin veting derisa personi kryesor i kësaj partie po i ikë drejtësisë.

VLEN ka për synim të ndërtojë një mekanizëm kushtetues ku do të përfshihen të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar të cilët kanë përfituar padrejtësisht përmes abuzimeve me detyrën e tyre zyrtare të japin përgjegjësi para drejtësisë. Politika nuk duhet të jetë më biznesi më fitimprurës në vend!

Prandaj, gjitha qëndrimet e tyre janë false sepse burojnë nga mendjet e tyre që funksionojnë vetëm për korrupsion, pra për punë të mbrapshta. Prandaj, nuk u ka hije e nuk u shkon përshtati të flasin për vetting apo drejtësi. Sepse, janë shndërruar në sinonim të ikjes nga drejtësia dhe dhënia e llogarisë.

VLEN të përkushtuar maksimalisht për vendose të rendit dhe ligjit në vend!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments