Gjithashtu presidenti i zgjedhur, i cili do të betohet më 20 janar, shtroi një darkë për Mark Zuckerberg, shefin e Metës, kompanisë mëmë të Facebook, një rrjet social që e kishte ndaluar pasi ndjekësit e tij sulmuan Kapitol më 6 janar 2021.
Të hënën, miliarderi 78-vjeçar tha se ai u takua edhe me Shefin e Google, Sundar Pichai dhe CEO-n e Apple Tim Cook.
“Dhe ne do të presim gjithashtu Jeff Bezos, nga Amazon, që vjen këtë javë. Kemi shumë shefa të mëdhenj, bosët më të mëdhenj, bankierët më të mëdhenj, e gjithë bota po thërret”, siguroi republikani, duke përsëritur se është “pikërisht e kundërta” e asaj që kishte përjetuar kur fitoi mandatin e parë.
Nëse vizitorë të profilit të lartë po vërshojnë në Florida, kjo ndodh sepse ata presin, një presidencë më të strukturuar dhe vendimtare “Trump 2.0”.
Donald Trump “ka bërë të ditur se do të përdorë të gjitha kompetencat e presidencës për t’u marrë me këdo që e sfidon atë.