Mirë se vini në shtëpinë tuaj, ishin fjalët me të cilat e kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e priti kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. I pari i Prishtinës Ahmetit i dorëzoi nderin “Çelësi i Qytetit”.
“Kjo është për miqt tanë të zemrës, të kryeqytetit, miq të cilët kemi dëshirë ne me i nderu, me qenë pjesë e kryeqytetit, pjesë e Prishtinës, me ditë që saher që të na vijnë, janë në shtëpinë e tyne”, tha Rama.Kryetar, ma bëni një nder të jashtëzakonshëm. Prishtina është vendlindja ime e dytë. Unë jam i lindur në Zajaz, por i rritur në Prishtinë. Universiteti i Prishtinës ka qenë që na mblodhi të gjithëve, nga katër anët ku kishte shqiptarë. Veprimtaria në të gjitha trojet, pikërisht e ka epiqendrën në Prishtinë, prandaj ma bëni nderin më të madh, që ma jepni çelësin e vendlindjes time të dytë”, deklaroi Ahmeti.